Ja kush do ta gjykojë ndeshjen Kosova - Azerbajxhani

Sport November 19, 2018 - 16:18
Detajet

Kosova do të përballet nesër me Azerbajxhanin, në ndeshjen që llogaritet si finale për kalimin e grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ndeshja në fjalë do të referohet nga gjyqtarët francezë.

Benoit Millot do të ndihmohet nga Mehdi Rahmouni dhe Bertrand Jouannaud, raporton Gazeta Olle.

Kosovës i mjafton edhe barazimi për kalim të grupit.