Presidenti i Napolit thumbon keq Juventusin

Sport November 19, 2018 - 16:00
Detajet

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis di shumë mirë si të bëhet pjesë e faqeve të para të gazetave italiane. 

Edhe këtë herë De Laurentiis e ka me kundërshtarët e Juventusit. 

"Jemi skuadra e 19-të në botë, nuk kemi borxhe te bankat dhe jemi një model virtuoz. Ndoshta nuk do arrijmë ta mundim Juventusin, ku i dihet, por me të ardhurat që ka Juventusi 10 tituj kampionë do i fitoja edhe unë. Ne shpesh i kemi shkuar shumë pranë titullit” ka thënë De Laurentiis. 

“Do blej një klub, projekti po ecën përpara. Kam zbuluar që PSG-ja paguan një milion euro në vit për qiranë e stadiumit të vet, ndërsa arkëton 100 milionë euro në vit, me 47 mijë vende në stadium. Ne nuk i kalojmë 17-18 milionët, sepse nuk kemi aktivitete të tjera brenda stadiumit, Bashkia nuk ka bërë asgjë për 'San Paolon'. Të ishte për mua, gjeja terren të ri për 2 sekonda dhe për 18 muaj kishim stadium të ri. Megjithatë, 'San Paolo' është teatri i Maradonës, e vetmja pjesë e rëndësishme e historisë së Napolit, e një të shkuare që nuk dua ta harroj” ka shtuar më pas ai.