Panucci flet për të ardhmen

Sport November 19, 2018 - 14:56
Detajet

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, doli në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Uellsit, ku foli për situatën e vështirë që po kalon skuadra. Tekniku italian e pranoi që ka gabuar, por nuk dorëzohet dhe e thekson se ka kontratë deri në vitin 2019, përcjell Panorama Sport. 

Si është raporti juaj me presidentin e FSHF? Keni biseduar me Duken, kjo është ndeshja e fundit, apo do vazhdoni?

Këtë pyetje bëjani Dukës, mos ma bëni mua. Unë jam trajneri i Kombëtares dhe normalisht kam pozicionet dhe detyrat e mija. Këtu ka shumë të vërteta që nuk ka asnjë interes për t’i thënë, duhet të zgjidhim problemet e ekipit.

Si mund të dilet nga ky tunel?

Unë jam përgjegjës absolut për këtë moment të vështirë. Kush thotë që kemi një vit e gjysmë që nuk ecim mirë, u kujtoj që e mora Shqipërinë në vendin e katërt dhe dolëm në vendin e tretë. Nga tuneli dilet duke punuar. Askujt nuk i intereson të thotë sa lojtarë i kanë munguar Shqipërisë në 1 vit e gjysmë. Gjermania doli e fundit në Ligën e Kombeve, imagjinoni çfarë mund t’i thonë të shkretit Lëv. Imagjinoni që 10-12 lojtarë që grumbulloj nuk luajnë as në klubin e vet, askujt nuk i ka interesuar kjo gjë. Këtu mendojnë se Shqipëria shkoi në Euro 2016 dhe duhet të kualifikohet çdo vit. Jam i bindur se Shqipëria mund të pretendojë kualifikimin në Europian, por vetëm nëse është e plotë. Duke qenë se unë jam përgjegjësi i vetëm, jam përpjekur të sjell diçka ndryshe.

Duke qenë se janë njerëzit arrogantë dhe nuk ndryshojnë mendim, nuk kam asnjë problemi të them që duhet të ndryshojmë patjetër.  Nuk kam kohë të punoj me skuadrën, t’i jap një kondicion fizik, nuk kam as kohë të bëj futboll të evoluar dhe duhet të bëj diçka ndryshe. Historia thotë një të vërtetë tjetër dhe duke qenë se unë nuk jam budalla, duhet të ndryshoj. Padyshim, sepse nëse vazhdojmë në këtë rrugë, i vë në vështirësi lojtarët.

Çfarë do të ndryshojmë, duke filluar që nesër?

Nesër do të duhet një ulërimë nga lojtarët, duhet të tregojnë atributet e tyre. Dëgjoj një stadium që ofendon me të drejtë, jam një person serioz dhe e vuaj shumë këtë gjë. Kam gabuar në këtë vit idenë e futbollit që duhet të sillja. Prandaj do të ndryshojmë dhe shpresoj të shkojmë në një rrugë që do të jetë e dyta.

Mos ndoshta keni gabuar që keni qenë euforik?

Nuk kemi treguar atë që ne jemi si Kombëtare. Kjo peshon në karakterin tim. Nuk i stërvit çdo ditë lojtarët. Duhet të trajnosh sa më pak të jetë e mundur me ndryshimet e lojtarë. Shumë ekipe big ka rënë nga Liga, nuk kam dëgjuar për ndërrimin e trajnerit, kjo është gjeja e fundit që diskutohet. Në Kombëtare nuk ka asnjëherë provë, jemi përpjekur të sjellim një ide por nuk shkoi mirë.

Koha për të punuar është, pastaj nëse e bëj unë apo jo merrni Dukën në telefon e pyeteni është apo jo Panuçi.  Unë kam kontratë deri në nëntor 2019, nëse shkoj në Europian vazhdoj, në të kundërt kthehem në shtëpi. Kam respekt për punën dhe kush më paguan. E vuaj shumë dhe nuk e lë të shihet, rri i ekuilibruar

A mendoni se gabuat dhe a do keni kohë që të punoni si dëshironi?

Nëse më jepet koha, koha ekziston. Në të kundërt, merrni në telefon presidentin Duka, unë kam kontratë deri në 2019. Duke qenë se kam shumë respekt për veten dhe atë që më paguan, unë vuaj shumë. Jam shumë i kënaqur me punën time. Nuk mund të nis të qaj për këto rezultate, duhet të shoh përpara. Jam i lumtur që jam këtu.

Nëse do të ishit ju në vend të Dukës, çfarë do të bënit me Panuçin? 

Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them, nuk përgjigjem dot në vend të tij. Megjithatë, nuk e përmendi fare që kundër Ukrainës e Kosovës mungonin 14 lojtarë. Nuk dua të gjej justifikime, por më thoni një kombëtare që funksionon pa gjysmë skuadre. Shihni Italinë, për shembull, sa po vuan.

Duhet një fitore ndaj Uellsit, çfarë do ndryshojmë që nesër, emrat në fushë?

Kemi 16 lojtarë dhe do të mundohemi të hedhim në fushë lojtarët në gjendje të mirë, por nuk ka hapësira për ndryshime të mëdha. Kthehen Hysaj e Basha, por kemi disa lojtarë të dëmtuar.

Kur keni folur me skuadrën, çfarë keni biseduar në lidhje me të ardhmen?

Takimet tona janë takime private, flasim shumë. Jemi në të njëjtën varkë dhe në këtë moment varka është në det të trazuar, duhet ta kthejmë në ujëra të qeta.

Zhgënjimi më i madh deri tani?

Çdo humbje më zhgënjen, zhgënjim i madh është që nuk fituam grupin në Nations League.

Keni folur me presidentin?

Jo nuk kam folur akoma me presidentin.

Plani B është nëse nuk dëmtohen lojtarët?

Unë grupin e kam në mendje, kam 6-7 lojtarë të dëmtuar që nuk janë. 8 lojtarë që kanë luajtur ndaj Skocisë nuk luajnë me klubet e tyre. Për ju nuk ka rëndësi, por për mua është problem i madh. Duhet të mundohemi të bëjmë maksimumin e mundshëm, por ideja e futbollit ofensiv që kisha në mendje ka rezultuar e gabuar nga ana ime.

E keni telefonuar mbrojtësin që aktivizohet në argjentinë Tomas Guidara?

E di kush është, e kam parë, por nuk e kam telefonuar kurrë.

Mos ndoshta duhet parë më shumë nga kampionati shqiptar?

Kam thirrur Gavazajn, Gurin, Lilajn, Abazajn. Nëse nuk luajnë në klubet e tyre nuk kam si i thërras. Gavazaj dhe Lilaj ishin te Skënderbeu, Guri te Kukësi.

Për çfarë do shërbejë ndeshja e nesërme, për lojë, lojtarë të rinj, apo rezultat?

Kombëtarja mbetet kombëtare, duhet luajtur për të fituar çdo ndeshje, por kjo ndaj Uellsit është pak më delikate. Lojtarët duhet të luajnë për të zhvilluar një ndeshje serioze, sepse kur humbasim, humbasim të gjithë. Të shohim nesër.