Mavraj: Nesër do të luajmë për trajnerin

Sport November 19, 2018 - 14:41
Detajet

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Uellsit ku foli edhe për problemet e fundit në ekipin Kombëtar.

“Janë përmendur shumë gjera që na mungojnë. Por, pavarësisht kësaj, ka skuadra që nuk kanë lider, po prap kanë sukses. Na mungon vetëbesimi që ta sjell suksesi. Nuk është se në këto ndeshje skemi pasur shanse. Nuk është se kemi treguar që lojtarët nuk kanë vullnet. Është mirë të kemi një lider që bën gola, të largon nga situata e keqe. Jemi Shqipëria, asnjëherë nuk kemi pasur lider. Janë vetëm 2 në botë.

Nuk ka asnjë shenjë c ‘rregullimi brenda skuadrës, nuk lejojmë që faktorët e jashtëm të luajnë kundër nesh. Nëse erdhi fundi i ciktit, car të bëjmë? Të ndalojmë e të presim të vijnë lojtarët e mirë? Puna duhet të vazhdojë, duhet pak kohë. Gabojmë nëse i krahasojmë skuadrat. Jo vetëm armiqtë tonë, po dhe gazetarët po e vërtetojnë që Shqipëria është ndryshe. Kemi shumë arsye për këtë situatë. Janë rezultatet që të sjellin këtu.

Është shumë e vështirë të përcaktosh një gjë që mungon. Janë shumë gjëra që mungojnë. Kemi edhe mundësi tjetër për t’u kualifikuar në Europian. Shqiptarët e kanë treguar që kohën e vështirë e kthejnë në forcë. Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri. Futbolli është futboll, ke sukses, s’ke sukses. Trajneri ka përkrahje maksimale nga çunat. Asnjëherë nuk ka ndodhur e kundërta. Nesër do luajmë edhe për trajnerin tonë.

Kur dalim në fushë, nuk gabojmë për inat të trajnerit, nuk luajmë kundër ti, këto gjëra që ndodhin janë pjesë e futbollit, ndodhin në çdo skuadër të botës. Ne mundohemi, nuk është se s’po mundohet. Kartoni i kuq i imi erdhi nga mbi ngarkimi, nga dëshira e madhe për të fituar. Kanë qene gabime individuale.

Mënyra e lojës që luajmë tani kanë ndryshuar si nata me ditën. Kemi bërë një zhvillim të madh në futbollin tonë. Jemi duke u fokusuar më shumë në sulm dhe normalisht që krijojmë hapësira”, u shpreh Mavraj.