Zyrtare: Një tjetër trajner jep dorëheqje në Ligën e Parë

Sport November 19, 2018 - 14:09
Detajet

Disfata e thellë e pësuar në udhëtim te Vëllaznimi (4-1) ka shtyrë krytrajnerin e Istogut Besim Podrimaj për të ofruar dorëheqje, raporton Gazetasheshi.com.

Dorëheqja e tij është pranuar nga drejtuesit e klubit, të cilët edhe kanë emëruar menjëherë pasuesin e tij.

“Pas humbjes së thellë të Istogut nga Vëllaznimi me rezultat 4-1, Besim Podrimaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Istogut. Dorëheqjen e tij e ka pranuar edhe kryesia e klubit. Klubi futbollistik ‘Istogu’ e falënderon Besimin për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar të gjitha të mirat në jetë. Pritet që klubin tonë ta udhëheqin, Hysni Kabashi kryetrajner, Mehdi Arifaj ndihmëstrajner dhe Driton Dreshaj ndihmëstrajner. Shpresojmë që ndryshimet e bëra në klubin tonë të sjellin rifreski në mesin e lojtarëve si dhe rikthimin e rezultateve pozitive”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga “Demush Mavraj”.

Image