Plas skandali në Ligën e Kombeve, gjyqtari rumun: Do të fal 2 penallti në pjesën e dytë

Sport November 19, 2018 - 13:44
Detajet

Një deklaratë e çuditshme e gjyqtari rumun, Istvan Kovacs, ka turbulluar disi situatën në Ligën e Kombeve.

Referi 34-vjeçar, i premtoi 2 penallti sulmuesit të Suedisë në pushimin e ndeshjes ndaj Turqisë, të zhvilluar ditën e shtunë.

Gjithçka është zbuluar nga vetë suedez, Marcus Berg, i cili foli me gjyqtarin në pushimin e ndeshjes.

Berg i kishte kërkuar llogari atij për një episode të diskutueshëm gjatë pjesës së parë, teksa pretendonte për 11-metërsh.

“Në pushim, shkova të flisja me gjyqtarin që të protestoja për një penallti që shkaktuan ndaj meje por të cilën ai nuk  sinjalizoi. U takuam në dhomat e zhveshjeve i tregova pikëpamjen time dhe më bëri një premtim. ‘Do të shoh pamjet dhe nëse e kuptoj që kam bërë gabim në aksionin që pretendon ti, do të fal dy penallti në pjesën e dytë’”, tregon sulmuesi Berg për mediat.

Si për ironi të fati, Suedi triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Turqisë, teksa goli u shënua me 11-metërsh në minutën e 71-t nga Granqvist. Kaq ka mjaftuar që Federata Turke e Futbollit të fillojë ndjekjen e çështjes në rrugë ligjore dhe kërkon përsëriten e ndeshjes. Humbja ndaj Suedisë la Turqinë në vendin e fundit, duke e dërguar automatikisht në Ligën C.