Unitedi s’do të gjejë trajner më të mirë se Mourinho

Sport November 19, 2018 - 14:12
Detajet

Manchester Unitedi nuk do të gjejë trajner më të mirë sesa Jose Mourinho. Kështu thotë ish-futbollisti Benni McCarthy, i cili e kishte fituar Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Mourinhos me Porton në vitin 2004. McCarthy thotë se “Special One” është njëri prej trajnerëve më të mirë në qarkullim, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Ish-futbollisti Benni McCarthy thotë se Manchester Unitedi nuk do të gjejë trajner më të mirë sesa Jose Mourinho, duke shtuar se portugezi është njëri prej më të mirëve në qarkullim.

Mourinho është kritikuar shumë pas fillimit të dobët të edicionit me “Djajtë e Kuq” këtë stinor dhe pozita e tij si trajner i klubit anglez është vënë shpeshherë në dyshim, por McCarthy, i cili kishte fituar Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Jose Mourinhos me Porton në vitin 2004 shprehet se klubi nga “Old Trafford” duhet të vazhdojë me portugezin.

“Ndonjëherë në jetë ju do ta prekni fundin dhe Jose e ka përjetuar këtë edicion, por 100% ai do të kthehet përsëri. Manchester Unitedi nuk duhet të heqë dikë që për mendimin tim është njëri prej trajnerëve më të mirë në qarkullim. Me kë do ta zëvendësonin? Nuk mendoj se aty ka trajnerë më të mirë sesa Mourinho”, është shprehur McCarthy.

“Ai e ka personalitetin dhe karakterin për të dalë nga kjo situatë. Për mua ai është trajneri më i mirë për Manchester Unitedin. Atij thjesht mund t’i duhet ta kuptojë që kohërat kanë ndryshuar dhe se ai duhet t’i mbysë egot e lojtarët ndonjëherë dhe të pranojë se lojtarët e rinj kanë nevojë për më shumë dashuri dhe përkushtim. Ai nuk është një tip që mbyt egon e dikujt sepse ai beson që ju duhet të dilni jashtë dhe të paraqiteni si profesionalist sepse paguheni shumë para dhe është puna juaj që të tregoni më të mirën gjatë gjithë kohës”, tha ai.

“Nga këndvështrimi im personal, Jose ka pasur ndikimin më të madh tek unë. Ai ishte ai lloj i njeriut që unë doja të bëhesha. Mënyra se si ai ishte me lojtarët e tij dhe aftësitë e tij menaxheriale, askush nuk i afrohet. Nga ana taktike si trajner i futbollit nuk mund ta përshkruanit sesa i mirë ishte ai. Vetëm me taktika ai mund të fitonte ndeshjen edhe pa e goditur topin. Ai ishte i gjerë në mënyrën sesi donte që ne të luanim. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës”, ka thënë McCarthy, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si West Ham, Blackburn, Porto, Celta Vigo e Ajax./Zëri