Federata shqiptare kontakton ish-kapitenin e Kombëtares për rolin e trajnerit

Sport November 19, 2018 - 12:27
Detajet

Një ish-kapiten për stolin e Kombëtares shqiptare.

Nuk është thjesht një hipotezë, por një nga mesfushorët brilant të kuqezinjve në vitet 1990-2001, Bledar Kola, është kontaktuar së fundmi nga drejtuesit e FSHF-së dhe mund të jetë ai pasardhësi i Cristian Panuccit.

Edhe pse ky i fundit vazhdon të jetë në pankinën kuqezi, pritet që pas miqësores me Uellsin të ulet me presidentin Armand Duka për të negociuar prishjen e marrëveshjes.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Kola ka biseduar javën e kaluar me përfaqësuesit më të lartë të FSHF, duke marrë një propozim konkret.

Image