Pulisic drejt Premierligës? Flet drejtori sportiv i Dortmundit

Sport November 19, 2018 - 12:21
Detajet

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc thotë se klub gjerman nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e Christian Pulisicit në janar, transmeton zeri.info

20-vjeçari është lidhur me një kalim në Premierligë, me Chelsean, Tottenhamin e Liverpoolin që kanë shprehur interesim për reprezentuesin amerikan.

Pulisic ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2020 dhe vlera e tij raportohet të jetë rreth 80 milionë euro.

“Ne jemi në dijeni për këto thashetheme prej vitesh. Ne po planifikojmë që të vazhdojmë me të së paku deri në fund të edicionit”, ka deklaruar Zorc.

“Ne ende kemi nevojë të madhe për Christianin”, shtoi ndër të tjera ai./Zëri