Zvicra e tregon forcën, fiton me super përmbysje ndaj Belgjikës

Sport November 18, 2018 - 22:44
Lexo Detajet

Zvicra i ka dhënë sonte leksion Belgjikës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Zvicra e ka mposhtur Belgjikën 5 me 2, duke i befasuar të gjithë.

Ishte Belgjika ajo që kaloi e para në epërsi me anë të Throgan Hazard, që arriti të realizoi dy gola (2’ dhe 17’), raporton “lajmi.net”.

Mirëpo Zvicra arriti të këndellej shumë shpejtë, pasi Ricardo Rodriguez shënoi nga penalltia në minutën e 26’, ndërsa golin e barazimit e realizoi, Haris Seferovic (31’), pas asistimit fenomenal të Xherdan Shaqirit.

Helvetikët nuk u ndalen me kaq, pasi arritën ta përmbysin rezultatin në minutën e 44′, e që në vend ishte sërish Haris Seferovic.

Pjesa e dytë ishte e tëra për Zvicrën, që arriti t’i realizoj edhe dy gola të tjerë.

Nico Elvedi shënoi për golin e katërt në minutën e 62’, ndërsa Haris Seferovic arriti që ta kompletoj het-trikun e tij (84’), për rezultatin përfundimitar, 5 me 2.

Zvicra është tani lidere e Ligës A, Grupi 2, me nëntë pikë, aq sa ka edhe Belgjika në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Islanda, pa pikë.