Kualifikim historik i Istogut

Sport November 18, 2018 - 19:03

Klubi i hendbollit Istogu e ka prerë një biletë për të tetën e finales së Challenge Cup në hendboll, shkruan Zeri.info.

Vashat istogase e kanë regjistruar një kualifikim historik duke e gjetur veten në mesin e 16 ekipeve më të mira të këtij kompeticioni të EHF-it.

Istogu fitoi sonte me rezultat 23:21, në ndeshjen e dytë të rrethit të tretë ndaj ekipit italian, cassano Magnago, e cila u zhvillua në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë.

Istogu e kishte fituar edhe lojën e parë të shtunën, 26:24, po ashtu në Pejë për të shkuar tutje.

Një sukses i madh për një ekip që nuk ka as palestër të veten. /Zëri/