A do të pije kafe me legjendën e Unitedit? Ja si përgjigjet Xherdan Shaqiri

Sport November 18, 2018 - 17:08
Detajet

Gjatë verës që kemi lënë pas, Gary Neville lëshoi disa deklarata thumbuese për yllin e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

“Nuk jam një fans i Shaqirit të them të drejtën”, kishte thënë Neville.

Kjo kishte ardhur më shumë si pasojë pse Shaqiri kishte lënë lojtarët e tij tek Stoke City për të ikur në “Anfield”.

Madje, Neville kishte humbur një bast me Jamie Carragher dhe Shaqiri i kishte dërguar legjendës së Manchester Unitedit një fanellë të tij, të nënshkruar nga vet lojtari shqiptar.

I pyetur se a do të pranonte të pinte një kafe me ish-mbrojtësin e "djajve të kuq", lojtari që përfaqëson Zvicrën nuk dha shenja pozitive.

“Jo. Nuk më intereson se çfarë thotë ai. Mund të thotë çfarëdo tani që po punoj shumë”, ka thënë lojtari përmes “Liverpool Echo”.

“Shumë persona kanë dyshuar se kalimi im tek Liverpul është hap më i madh se që duhet për mua. Por, isha gjithmonë i qetë. E dija nga eksperienca tek Bayerni dhe Interi se duhet të jem i qetë, të punoj dhe të fokusohem”, ka shtuar ai.