Anglia mposht Kroacinë dhe kualifikohet tutje në Ligën e Kombeve

Sport November 18, 2018 - 16:50

Anglia është rikthyer nga disavantazhi prej një goli për të fituar në fund 2:1 ndaj Kroacisë dhe për të siguruar kualifikimin nga faza e grupeve në Ligën e Kombeve, shkruan zeri.info

Pas një pjese të parë pa gola, ishte Andrej Kramaric që ia dhuroi epërsinë kroatëve në minutën e 57-të.

Pas golit të pësuar, Anglia e mori kontrollin e lojës në tërësi dhe arriti që ta barazonte rezultatin përmes Jesse Lingardit në minutën e 78-të.

Ndërkohë, për përmbysjen e vendasve në “Wembley” realizoi kapiteni Harry Kane në minutën e 85-të.

Me këtë fitore, Anglia e mbyll grupin 4 të Ligës A në vendin e parë me 7 pikë dhe kualifikohet tutje në fazën tjetër./Zëri