Ekipi i Kosovës pritet ngrohtë nga “Dardanët” në aeroportin “Adem Jashari”

Sport November 18, 2018 - 16:30
Detajet

Skuadra e Kosovës u prit nga tifozët, “Dardanët”, të cilët i pritën në aeroportin ‘Adem Jashari” pas fitores kundër Maltës.

“Dardanët” e turpëruan Maltën në shtëpi me fitore me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për Gupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve. Golat u shënuan nga Vedat Muriqi, Benjamin Kololli, Donis Avdijaj dhe Valon Rashica.

Kombëtarja u rikthye në Prishtinë në orën 2 të mëngjesit, dhe Dardanët kishin shkuar në aeroport për t’ia dhënë atyre pritjen e merituar pas fitores.

“Sna ndal as shiu, e dojna borën; Jetojmë për Shqipni, Vdesim për Kosovën”, shkruhet në mbishkrimin e videos së postuar nga tifozët e Kosovës.

Kosova e luan ndeshjen vendimtare të martën në “Fadil Vokrri”, kundër Azerbajxhanit. Barazimi ose fitorja do ta shpallte Kosovën fituese të grupit dhe ngritët në Ligën C, transmeton Gazeta Express