Panucci nuk flet fare me futbollistin e njohur të Shqipërisë

Sport November 18, 2018 - 15:39
Detajet

Ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli foli në një lidhje direkte nga Baku për emisionin “Kuqezi” në Supersport, ku veç të tjerave tregoi edhe për raportin jo të mirë me trajnerin Christian Panucci.

“Sa herë që Kombëtarja ka ndeshje të gjithë duhet të jemi para ekranit për ta mbështetur në një mënyrë apo në një tjetër. Kohët e fundit nuk kemi pasur rezultate pozitive. Unë jam optimist. Çdo ndeshje që luaja në Kombëtare ishte një rinisje. Duhet të tentojmë të bëjmë më të mirën sot, pse jo të marrim një rezultat pozitiv”, tha ai, përcjell Panorama Sport.

“Kontaktet me skuadrën i kam të përditshme. Kam kontakt me të gjithë lojtarët, njihemi prej vitesh, sidomos me ata më të vjetërit. Kontakt me trajnerin nuk kam, kjo dihet me kohë. Edhe në grumbullimin e fundit që kam qenë, kam bërë më të mirën, kam treguar profesionalizmin tim, si me çdo trajner. Sjellja e Panuccit nuk ishte normale. Por është problem i tij. Kështu ka ndodhur edhe me mua”, theksoi Ansi Agolli.