Kështu u mbyllën ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë

Sport November 18, 2018 - 15:07
Detajet

Kanë përfunduar katër duelet e ditës së diel në kuadër të javës së 14-të në Ligën e Parë, derisa janë regjistruar rezultate mjaft interesante, raporton Gazetasheshi.com.

Vëllaznimi i Gjakovës është rikthyer te fitoret, derisa në shtëpi e mposhti Istogun me rezultat të thellë 4-1, ndërkohë Besa e Pejës është ndalur në udhëtim te Arbëria (1-1).

Dukagjini ka triumfuar minimalisht përballë 2 Korrikut në shtëpi (1-0), ndërkohë dueli tjetër interesant i kësaj jave ndërmjet Kikës dhe Trepçës ka përfunduar në barazim (2-2).

Ja të gjitha rezultatet e javës së 14-të në Ligën e Parë:

Liga e Parë – Java 14

E shtunë:

Onix Banja – Bashkimi 3:1
Fushe Kosova – Drenasi 0:1
Ramiz sadiku – Vushtrria 0:1
Vllaznia – Vitia 1:2

E diel:

Vëllaznimi – Istogu 4:1
Dukagjini – 2 Korriku 1:0
Arberia – Besa 1:1
Kika – Trepça 2:2