Barazimi me Portugalinë, pozitiv

Sport November 18, 2018 - 12:45
Detajet

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin pa gola 0:0 ndaj Portugalisë të shtunën, transmeton zeri.info

Italianët ishin dominues në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke krijuar raste mjaft të mira për shënim, sidomos në pjesën e parë.

Por, vendasve iu mungoi efikasiteti dhe barazimi i mjaftoi portugezëve për të kaluar fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

“Ajo që ka rëndësi më së shumti në futboll është shënimi i golave. Ne duhet të përmirësohemi në aspektet e realizimit të rasteve. Por, është një hap përpara krahasuar me ndeshjen ndaj Polonisë për shkak se Portugalia është superiore ndaj Polonisë dhe ne e kontrolluam ndeshjen në tërësi”, tha Mancini./Zëri