Milani, pas Cahillit

Sport November 18, 2018 - 12:33
Detajet

Milani është duke menduar që të bëj një ofertë në drejtim të Chelseat për mbrojtësin Gary Cahill, raporton e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Gjigandi italian momentalisht është duke kaluar nëpër një krizë të lëndimeve, sidomos në repartin e mbrojtjes dhe është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi, transmeton zeri.info

Alessio Romagnoli është lojtari i fundit që i është bashkuar listës së lojtarëve të lënduar përkrah Mateo Musacchios, Mattia Caldaras, Lucas Biglias and Giacomo Bonaventuras.

Milani është duke e konsideruar transferimin e Cahillit, i cili nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarrit dhe ka kontratë më londinezët deri në fund të edicionit./Zëri