Triumfon Thunder, mposhtet Warriors

Sport November 18, 2018 - 12:24
Detajet

Oklahoma City Thunder e ka shënuar fitoren e tretë radhazi, duke triumfuar në udhëtim te Phoenix Suns me rezultatin 110:100, transmeton zeri.info

Paul George realizoi 32 pikë, 11 kërcime dhe 2 asistime në fitoren e mysafirëve, ndërsa Steven Adams kontribuoi me 26 pikë dhe 10 kërcime.

Ndërkohë, te Suns me të dalluarit ishin T.J. Warren me 23 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim dhe Deandre Ayton me 21 pikë, 9 kërcime dhe 1 asistim.

Golden State Warriors është mposhtur për herë të dytë radhazi, duke pësuar në udhëtim te Dallas Mavericks me rezultatin 112:109. Luka Doncic me 24 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime dhe Harrison Barne me 23 pikë, 8 kërcime dhe 1 asistim ishin më meritorët në fitoren e Mavericks. Te Warriors më i dalluari ishte Kevin Durant me 32 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime.

Rezultatet: Brooklyn – LA Clippers 119:127, Charlotte – Philadelphia 119:122, Indiana – Atlanta 97:89, New Orleans – Denver 125:115, Orlando – LA Lakers 130:117, Boston – Utah Jazz 86:98, Chicago – Toronto 83:122, Houston – Sacramento 132:112, Dallas – Golden State 112:109, Phoenix – Oklahoma City 100:110.