Kështu shkruajnë mediat në Maltë për debaklin e pësuar nga Kosova

Sport November 18, 2018 - 00:00
Lexo detajet!

Në Maltë e kanë cilësuar si një ndeshje me gabime të shumta në mbrojtje, debaklin e pësuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Kosova e shkatërroi 5 me 0 Maltën, për të vazhduar kryesimin si lider në grup në Ligën e Kombeve.“Në një ndeshje që u karakterizua me gabime në mbrojtje, Malta pësoi disfatë 5-0 nga Kosova”, shkruan Malta Today.

“Malta pëson një humbje të turpshme nga Kosova”, është titulli i gazetës.“Pas dy barazimeve me Azerbajxhanin, Malta e nisi këtë ndeshje me synim për të fituar pikë ndaj një Kosove të fortë”, thuhej më tej në shkrimin e gazetës malteze.

“Para kësaj ndeshje, Malta ishte përballur me Kosovën një herë, në ndeshje që u luajt në Prishtinë më 11 tetor. Në atë ditë, Malta pësoi humbje 3:1”.“Kosova kontrolloi posedimin e topit dhe i fituan tri pikët me stil”, e përfundon shkrimin gazeta malteze.

Pas kësaj humbje, Malta mbetet në pozitën e fundit në grupin e tretë të Ligës D, me vetëm dy pikë. /Insporti

Image