Pas supergolit ndaj Maltës ky është paralajmërimi i Rashicës për Azerbajxhanin

Sport November 17, 2018 - 20:37
Lexo detajet!

Anëtari i Werder Bremen, Milot Rashica është shprehur tejet i kënaqur pas fitores ndaj Maltës.

Ai ka thënë se skuadra ka qenë më e bashkuar se kurrë dhe ka vlerësuar lartë angazhimin e madh të lojtarëve.

“Jam shumë i kënaqur me golat  dhe asistimet e mia, megjithatë jam më i lumtur me fitoren. Luajtëm dhe vrapuam shumë si ekipë dhe kjo është e rëndësishme” ka thënë Rashica për “Supersport”, përcjell lajmi.net.

“U futëm për të luajtur pa gabimet që kemi bërë më herët. U munduam të shfrytëzonim rastet edhe pse në pjesën e parë gabuam në disa raste para golit. Pjesa e dytë ishte ndryshe dhe përmirësuam qasjen para golit” ka vazhduar lojtari nga Vushtrria.

LEXO EDHE: Kosova shënon fitore me ‘mjaltë’ në Maltë

Sa i përket ndeshjes ndaj Azerbajxhanit, ai ka thënë se ajo ndeshje ka rëndësinë më të madhe.

“Ndeshja ndaj Azerbajxhanit është si një finale. Ajo do të jetë e rëndësishme për ne dhe të gjithë shtetin. Kemi përparësi që kemi tifozët të pranishëm. Ne do të japim maksimumin dhe të arrijmë sukses. Kualifikimi do të ishte dhuratë e madhe për shtetin tonë” ka përfunduar anësori kosovar.