Fjalët e Challandes pas fitores së madhe të Kosovës

Sport November 17, 2018 - 20:18

Kosova shënoi fitore të madhe me rezultatin 5:0 kundër Maltës.

Me këtë performancë, shumë i kënaqur duket të jetë edhe trajneri Bernard Challandes.

“Jam shumë i lumtur me fitoren. Malta luajti mbrojtje të mirë dhe në pjesën e parë shënuam vetëm njëherë. Kishim disa mundësi ta vulosnim ndeshjen qysh në pjesën e parë, por nuk konkretizuam. Pjesa më e mirë ishte që ishim më të koncentruar se në Prishtinë” ka thënë trajneri për “Supersport”, përcjell lajmi.net.

“Në pjesën e dytë Malta luajti një futboll pak më të mirë se në pjesën e parë. Megjithatë pasi shënuam golin e dytë, ne e kishim shumë më të lehtë. Ishte e rëndësishme që shënuam pesë gola pasi nuk duhet të shpërdorojmë raste si kemi bërë ndeshjet e kaluara” ka vazhduar Challandes.

“Sa i përket ndeshjes me Azerbajxhanin e dija qysh në fillim se ajo do të jetë “finalja”. Ata kanë skuadër të fortë me disa lojtarë të mirë. Ata kanë ëndrrën gjallë dhe mund të rrezikojnë. Ndeshja në Prishtinë do të jetë shumë interesante” ka përfunduar selektori ynë.