Përsëri biletat e Kosovës dalin në tregun e zi, ja çmimi i tyre

Sport November 16, 2018 - 20:09
Lexo tjera detaje

Federata e Futbollit të Kosovës përsëri nuk ka arritur të evitojë shitjen e biletave në tregun e zi.

Ashtu sikur në sfidat e kaluara, përsëri biletat e Përfaqësueses po shiten në të zezë, përcjellë Gazeta Olle.

Gazeta ua sjellë njoftimin e publikuar nga një tifoz në një faqe për shit-blerje.

Ai ka nxjerrë në shitje tri bileta, ku një kushton 20 euro.

Kujtojmë që pati probleme edhe në shitjen e biletave “online”, pasi që kompania e zgjedhur nga FFK nuk e përballoi kërkesën e madhe të tifozëve.

Image