Dua të bëhem legjendë e Arsenalit

Sport November 16, 2018 - 10:37
Detajet

Reiss Nelson është i vendosur që të bëhet legjendë e Arsenalit, ndërsa huazimin e tij te Hoffenheimi e konsideron si një hap për të treguar vlerat e tij, transmeton zeri.info

18-vjeçari momentalisht është i huazuar te klubi gjerman, por ka shpresa të mëdha për rikthimin e tij në “Emirates”.

“Unë thjesht dua që të kthehem më i fortë sepse në kohën kur isha te Arsenali unë kisha 16 dhe 17 vjeç dhe nuk kisha besim”, deklaroi Nelson.

“Nuk mendoj se isha burrë, por tani jam duke u ndjerë më i fortë dhe mendoj se edhe disa muaj apo edhe një vit te Hoffenheimi do të më bëjnë më të fortë dhe do të më japin siguri dhe besim që të kthehem te Arsenali dhe të bëj mirë atje. Unë dua të bëhem legjendë e Arsenalit”, shtoi ai./Zëri