Gjermania tregon dhëmbët, gjunjëzon Rusinë

Sport November 15, 2018 - 22:53
Lexo detajet!

Gjermania ka shënuar fitore  me rezultat 3:0 në ndeshjen kundër Rusisë.

Kjo ndeshje nuk kishte ndonjë rëndësi për klasifikim, mirëpo për lojtarët e Loë, kjo fitore mund të shërbejë për të rikthyer vetëbesimin, pas disa rezultateve jo të mira.

Golin e parë në këtë takim e realizoi ylli i Manchester City, Leroy Sane, në minutën e 8’.

Për të dyfishuar rezultatin u përkujdes Niklas Sule, i cili në minutën e 25’ shfrytëzoi një rrëmujë në zonën e kundërshtarit dhe realizoi golin e dytë.

Rezultati përfundimtar u vendos qysh në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 40’, kur Serge Gnabry realizoi për 3:0.

Kjo fitore shërben si motiv për gjermanët, para sfidës që ata e luajnë në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Holandës. /Lajmi.net