Kroacia fiton thrillerin në 'Maksimir', mban gjallë shpresat për të kaluar grupin

Sport November 15, 2018 - 22:48
Lexo detajet!


Kroacia ka shënuar fitore tejet të rëndësishme, me rezultatin 3:2 kundër Spanjës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, kur me anë të Kramaric, i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtësve për të zhbllokuar takimin (54’).

Shumë i shpejtë ishte reagimi i spanjollëve, të cilët me anë të Dani Ceballos barazuan rezultatin (56’).

Kroatët nuk u ndalën së kërkuari, dhe në minutën e 69’, Tin Jedvaj shfrytëzoi pasimin e pranuar nga Modric dhe kaloi për herë të dytë vendasit në epërsi.

Barazimin e dytë për Spanjën e solli kapiteni Sergio Ramos, i cili në minutën e 78’ nga pika e bardhë barazoi për 2:2.

Në fund (90+2), ishte Tin Jedvaj ai që realizoi një nga golat më të rëndësishëm në karrierën e tij, për t’i dhënë fitoren kroatëve.

Me këtë fitore, Spanja grumbullon gjashtë pikë në pozitën e parë, me një ndeshje më shumë se Kroacia dhe Anglia që grumbullojnë nga katër pikë.