Shfaqet problemi tjetër tek blerja online, nuk mund të regjistrohesh!

Sport November 15, 2018 - 15:22

Kompania tik.app për shitjen e biletave online të ndeshjes, Kosova – Azerbajxhani duket se është duke dështuar totalisht.

Derisa më parë mezi hapej faqja, tani nuk mund të regjistrohesh.

Në linkun për t’u regjistruar, pasi të plotësosh të dhënat të shfaqet se ky e-mail apo username ekziston.

Nëse provon edhe 10 e-maila të tjerë apo username të tillë, shfaqet sërish i njëjti problem.