Zbulohet se kur do të kthehet Messi me kombëtaren

Sport November 15, 2018 - 15:12
Detajet

Pas kampionatit botëror, Lionel Messi nuk ka luajtur më me kombëtaren e Argjentinës. Menaxheri i përgjithshëm i Kombëtares së Argjentinës, Jorge Burruchaga tha se argjentinasi do të kthehet në skuadër në vitin 2019.

“Nuk është caktuar ende asnjë datë për kthimin e Messit dhe ai nuk do të kthehet para se të përfundojë këtë vit. Por, është e pamundur që ai nuk do të kthehet në Kombëtare përsëri. Ky është vetëm një tranzicion”, u shpreh ai.

“Jam i sigurt se vitin tjetër, ai do të jetë përsëri në Kombëtaren e Argjentinës”, tha menaxheri i kombëtares së Argjentinës.