Ja kur dalin në shitje online biletat për ndeshjen Kosovë - Azerbajxhan, kështu mund t’i blini!

Sport November 14, 2018 - 23:25
Lexo Detajet

Të enjten në mesditë priten të dalin në shitje online biletat për ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan, raporton Gazetasheshi.com.

Megjithëse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Mediumi mëson se tashmë është gjithçka gati për tu lansuar online shitja e biletave për ndeshjen e 20 nëntorit.

Çmimi i biletave do të jenë sikurse në dy ndeshjet e kaluara, duke filluar nga dy euro, e deri te ato VIP që priten të kushtojnë 50 euro.

Çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Azerbejxhan:

J/V –––––––– 2 Euro

L –––––––––– 3 Euro

P/1/2/3/4 ––  5 Euro

P1A/5A ––– 10 Euro

VIP ––––––– 50 euro