Bashkimi - Kozuv, kështu u mbyll ndeshja e Ligës Ballkanike!

Sport November 14, 2018 - 21:13
Detajet

Bashkimi e ka shijuar fitoren e parë në Ligën Ballkanike, shkruan Zeri.info.

Skuadra prizrenase i ka dhënë fund serisë prej tri humbjesh për ta mposhtur sonte ekipin KK Kozuv me rezultat 80:76.

Mysafirët kanë qenë më të mirë në çerekun e parë (23:21), ndërsa prizrenasit janë rikthyer në çerekun e dytë (26:19) për ta mbyllur pjesën e parë, 47:41.

Çereku i tretë iu takoi udhëtuesve, 13:23, ndërsa prizrenasit u rikthyen furishëm në periudhën e katërt, 20:12. /Zëri/