Kjo është deklarata e Amir Rrahmanit për dy ndeshjet e nëntorit

Sport November 14, 2018 - 20:12
Detajet

Mbrojtësi Amir Rrahmani beson se Kosova mund të dalë mirë nga dueli me Maltën këtë javë, por edhe ndaj Axerbajxhanit javën që vjen, shkruan Zeri.info.

 “Detyra jonë është që ta fitojmë çdo ndeshje. Duhet të fitojmë ndaj Maltës dhe pres që edhe ndaj Azerbajxhanit të dalim me rezultat pozitiv”, ka deklaruar Rrahmani për Supersport pas stërvitjes së sontme.

“Nëse trajneri ka nevojë që të luaj në pozita të tjera përveç qendrës, jam gati të luaj edhe si mbrojtës i majtë edhe i djathtë, aty ku trajneri ka nevojë”, përfundoi futbollisti i Dinamo Zagrebit.

Kontingjenti kosovar do ta marrë nesër rrugën drejt Maltës, ku në mbrëmje do ta mbajë një seancë stërvitore. /Zëri/