Kjo është deklarata e Hekuran Kryeziut para ndeshjes me Maltën!

Sport November 14, 2018 - 20:09
Detajet

Hekuran Kryeziu është i vetëdijshëm se “Dardanët” i pret një punë e vështirë, por beson se ai me shokë mund të nxjerrin rezultat të favorshëm në Valleta, shkruan Zeri.info.

“Lehtë nuk do të jetë (ndeshja ndaj Maltës), por ne shkojmë për tri pikë. Ne duhet ta kryejmë punën tonë, duhet të shikojmë se çfarë do të bëjë Azerbajxhani”, ka deklaruar futbollisti kreativ, i cili i ka mirëpritur ardhjet e fundit te Kosova.

“Më vjen mirë për çdo lojtar që vendos të luajë për Kosovën. Ne lojtarët dhe i gjithë stafi i presim mirë, dy prej tyre unë i njoh sepse kemi luajtur së bashku në Zvicër, normalisht se unë iu kam folur mirë për Përfaqësuesen. Konkurrenca do të na bëjë më të mirë”, vazhdoi ai. /Zëri/