FIFA gëzon Kosovën

Sport November 14, 2018 - 19:53
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë nga FIFA.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka dhënë leje që portieri i Manchester City Arijanet Muriq, të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.

Portieri i Cityt ka qenë i vetmi në pritje të lejes nga FIFA nga tre lojtarët e afruar në muajin nëntor nga Bernard Challandes.

Tani selektori i Kosovës Bernard Challandes, ka më shumë zgjedhje për “gardianin e portës”, shkruan top-channel.

Kosova ndeshjen e parë  e luan të shtunën në udhëtim në Malta, ndërsa pas tre dite e pret në Prishtinë Azerbajxhanin.