Kështu kaloi sonte Luboteni në Challenge Cup!

Sport November 14, 2018 - 19:37
Detajet

Luboteni është eliminuar nga Challenge Cup, shkruan Zeri.info.

Volejbollistët ferizajas janë mposhtur mbrëmë edhe në ndeshjen e kthimit nga ekipi Ziraat Bank Ankara në rrethin e dytë të garave.

Ekipi turk ka fituar pastër, 3:0 në sete, 25:15 (22 minuta), 25:18 (23 minuta) dhe 25:10 (18 minuta).

Skuadra kosovare nuk ishte asnjëherë konkurrente e denjë në ndeshjen e zhvilluar në qytetin Diyabakir.

Luboteni e kishte humbur edhe lojën e parë javën e kaluar në Ferizaj me rezultat identik 0:3 në sete. /Zëri/