Lajm i mirë nga përfaqësuesja e Kosovës, ja kush po kthehet

Sport November 14, 2018 - 18:24
Lexo Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po e zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes për në Maltë, raporton Insporti.com.

Lajm i mirë për përzgjedhësin Bernard Challandes është fakti se mbrojtësi Mërgim Vojvoda duket se e ka kaluar lëndimin.

Vojvoda konsiderohet ndër lojtarët titullar të trajnerit Challandes.Futbollisti që luan në Belgjikë me Mouscronin, po stërvitjet normalisht me pjesën tjetër të grupit.Kosova nesër në ora 10:00 do të niset drejt Maltës për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve më 17 nëntor (të shtunën).Kosova pas ndeshjes me Maltën, takohet në Prishtinë me Azerbajxhanin më 20 nëntor.  

Image