Ky djaloshi i vogël kosovar sot është shumë i njohur në gjithë botën, e njihni cili është?!

Sport November 14, 2018 - 17:08
Lexo tjera detaje

Futbollisti i njohur Granit Xhaka sot ka një festë të veçantë në familje.

Është ditëlindja e nënës së tij, të cilës ja uron me fjalët më të veçanta, shkruan "Zëri.Info".

Graniti në rrjetin social "Instagram", ka bërë publike një fotografi nga fëmijëria ku shihet në prehërin e nënës.

"A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.
Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër.
Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë.
Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë.
Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri.
Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri.
Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote.
Se dashuri pa hile është veç dashuria jote.
Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi.
Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty", ka shkruar Granit Xhaka./ZËRI

Image