Zbulohet se përse u rrëzua helikopteri që ia mori jetën pronarit të Leicesterit

Sport November 14, 2018 - 15:31
Detajet

Helikopteri që u rrëzua pranë stadiumit të Leicester Cityt, duke i vrarë pesë persona përfshirë pronarin e futbollit të klubit Vichai Srivaddhanaprabha - dështoi t’i përgjigjej komandës së pedalit së pilotit në momentin para se të niste të sillej duke rënë teposhtë, sipas hetimit të kryer në këtë incident.

Një raporti i veçantë i publikuar nga Bordi për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB) thekson se hetimi do të fokusohet në sistemin e kontrollit në helikën e helikopterit, për të cilin agjencitë e sigurisë kanë bërë thirrje të kontrollohet në të gjitha modelet e ngjashme të këtij helikopteri, raportojnë mediat britanike, përcjell Gazeta Express.

Të dhënat e kutisë së zezë tregojnë se helikopteri mori kthesë të papritur në të djathtë kur pedali është dashur në fakt ta drejtonte atë në të majtë.

Ky helikopter i kishte bërë katër fluturime të suksesshme ditën e rrëzimit, duke e sjellë Vichain dhe mysafirët e tij nga Londra në Leicester për ta parë ndeshjen, dhe pastaj një fluturim të shkurtër për t’i marrë ata pas ndeshjes.

Pesë persona në total humben jetën në këtë aksident tragjik – Vicahi, dy anëtarë të stafit të tij, Kaveporn Punpare dhe Nusara Suknamai, piloti Eric Swaffer dhe pasagjerja Izabela Roza Lechoëicz.

Image