“Pirlo i ri” po “çmend” klubet e mëdha

Sport November 14, 2018 - 14:46
Detajet

Prej vitesh, Italia po vuan daljen e talenteve nga ekipet e moshave, sidomos në mesfushë. Por së fundmi është një 18-vjeçar nga Serie B, i cili jep shpresë për të kaltrit.

E kemi fjalën për mesfushorin e talentuar të Brescia, Sandro Tonali, i cili edhe pse në një moshë të re, po arrin të shkëlqejë në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Roberto Mancini i befasoi të gjithë kur grumbulloi 18-vjeçarin me kombëtaren e Italisë, por besimi i trajnerit duket se nuk është i kotë.

Lojtari ka treguar se ka një talent të madh, madje shumë e kanë cilësuar atë si “Pirlo i ri” i futbollit italian.

Skuadrat më në zë në Itali, si Juventusi, Interi apo edhe Roma janë vënë pas mesfushorit, por ditët e fundit kanë dalë në skenë edhe skuadrat anglezë të Chelsea- dhe Manchester City i Guardialas.

Fillimisht mbetet për t’u para paraqitja e 18-vjeçarit me Kombëtaren e Italisë në ndeshjen miqësore ndaj SHBA e më pas nëse do të konkretizohet ndonjë nga interesimet e deritanishme në merkaton e janarit.