Demhasaj: Më kanë pritur shumë mirë, i duam 6 pikë

Sport November 14, 2018 - 14:11

Shkëlqim Demhasaj është prurja e fundit e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Mesfushori kosovar u ftua për ndeshjet me Maltën dhe Azerbajxhanin pas lëndimit të Bersant Celinës.

Ai nuk ka menduar dy herë kur e ka marrë ftesën për ta përfaqësuar vendin e tij.

Tash, ai është në dispozicion dhe i gatshëm për ta dhënë maksimumin nëse i jepet rasti nga Challandes.

“Pardje (të dielën) më kanë telefonuar nga Federata dhe menjëherë e kam shprehur gatishmërinë për të ardhur. Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës. Tash me rëndësi është që ekipi të përgatitet sa më mirë dhe t’i fitojmë 6 pikë, nuk ka fare rëndësi se kush luan, por nëse më jepet rasti, si çdo lojtar do ta jap maksimumin. I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe djemtë kanë luajtur shumë mirë”, u shpreh futbollisti kualitativ. /Zëri/