Zyrtare: Ranieri te klubi i njohur anglez

Sport November 14, 2018 - 10:40
Detajet

Fulhami e ka zyrtarizuar emërimin e Claudio Ranierit si trajner të ri të ekipit, transmeton zeri.info

Strategu italian do ta zëvendësojë kështu të shkarkuarin Slavisa Jokanovic.

 Ish-trajneri i Leicester Cityt rikthehet në ligën angleze për ta ndihmuar Fulhamin që të shpëtojë prej rënies nga kategoria.

“Është një nder që të pranoj ftesën dhe mundësinë nga zotëri Khan për të drejtuar Fulhamin, një klub fantastik me traditë dhe histori”, ka deklaruar Ranieri.

“Objektivit i Fulhamit nuk duhet të jetë kurrrë sigurimi i mbijetesës në Premierligë. Ne gjahto gjithë kohës duhet të jemi një kundërshtar i vështirë dhe duhet të presim suksese. Skuadra e Fulhamit ka talent të jashtëzakonshëm për dallim nga pozita e saj në tabelë”, shtoi ai./Zëri