Fitojnë Warriors e Rockets

Sport November 14, 2018 - 10:31
Detajet

Golden State Warriors i është kthyer fitores pas humbjes ndaj LA Clippers të martën, transmeton zeri.info

Warriors triumfuan ndaj Atlanta Hawks me rezultatin 110:103. Mysafirët e filluan më mirë takimin dhe pas pjesës së parë kishin një avantazh prej tre pikësh (52:49), por vendasit arritën që të ktheheshin në lojë dhe në fund ta rrëmbenin fitoren. Kevin Durant realizoi 29 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime në fitoren e Warriors, ndërsa Klay Thompson kontribuoi me 24 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime. Te Hawks më i dalluari ishte Taurean Prince, i cili realizoi 22 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime.

Houston Rockets i është gëzuar fitores së dytë radhazi, duke triumfuar në udhëtim te Denver Nuggets me rezultatin 109:99. Clint Capela me 24 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime, James Harden me 22 pikë, 11 asistime dhe 5 kërcime dhe Chris Paul me 21 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime ishin më të mirët në fitoren e Rockets.

Rezultatet: Cleveland – Charlotte 113:89, Denver – Houston 99:109, Golden State – Atlanta 110:103.