Pas kësaj deklarate, Pogba nuk do të kthehet kurrë te Juventus

Sport November 14, 2018 - 09:18
Lexo detajet!


Paul Pogba ka bërë një deklaratë tejet interesante për kohën që e ka kaluar te Juventusi.

Paul Pogba ka thënë se ai ishte në pushime për katër vite, pasi Manchester United është shtëpia ime.

“Kur u ktheva te Manchester United, ishte një gjë e mrekullueshme, e ndjeja që u ktheva në shtëpi”, ka thënë fillimisht francezi, përcjell “lajmi.net”.

“Gjithmonë kam ëndërruar që të luaj te kjo skuadër dhe të bëjë ndeshje të mrekullueshme në ‘Old Trafford.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, përjashtim disa nga lojtarët dhe trajneri, por klubi qëndroi i njëjti.

“Unë u ktheva në shtëpi, por duket se nu8k jam larguar kurrë, unë kam qenë vetëm për pushime për katër vite”, ka shtuar Pogba për kohën e tij te Juventus.