Liverpool apo Bayern Munich, ju tregon Shaqiri – premton më shumë gola

Sport November 13, 2018 - 21:04
Lexo detajet!

Pavarësisht një fillimi të shkëlqyer me Liverpoolin, Xherdan Shaqiri mendon se ka ende për të dhënë. Ai beson se mund të shënojë edhe më shumë gola dhe të ndihmojë skuadrën e Jurgen Kloppit.

Zvicerani po bën paraqitje shumë të mira pasi ka arritur të shënojë 2 gola dhe të japë 3 asiste në tetë ndeshje e luajtura në këtë sezon të Premier League.

Gjithsesi, teksa i jep merita ekipit të tij, Shaqiri këmbëngul se nuk do të ndalet këtu.

“Sigurisht që jam i bindur se do të vijnë më shumë gola,” tha ai.

“Është gjithmonë më mirë nëse ke lojtarë cilësor rreth vetes, nëse mund të sulmosh më shumë, nëse e di që do të kesh më shumë kontroll loje sesa kundërshtari”.

“Por gjithashtu duhet të dish se duhet të stërvitesh fort çdo ditë. Unë ndihem mirë, jam në një formë të mirë dhe mundohem të jap më të mirën time sa herë që më jepet mundësia”, shtoi Shaqa.

Shaqiri nuk është i panjohur me nivelet më të larta të futbollit evropian, pasi fitoi Champions League me Bayer Munich, para kalimit tek Interi.

27-vjeçari beson se skuadra e Jurgen Kloop, luan në të njëjtin nivel me gjigantët e Bundesligas.

“Unë luaja tek Bayern Munich me Franck Ribery dhe Arjen Robben, kështu që e dija se si ishte”, deklaroi Shaqiri.

“Nuk kishte diçka të re. E dija se sa të talentuar ishin këta lojtarë. Trajnerët janë të ndryshëm, ata luajnë futboll të ndryshëm por intensiteti është i njëjtë tek Liverpool ashtu siç ishte tek Bayern Munich. Është e vështirë t’i krahasosh të dyja ekipet”.