Zyrtare: Modrici i mposhti sërish Messin dhe Ronaldon, e fiton një tjetër çmim

Sport November 13, 2018 - 17:49
Lexo detajet!

Luka Modric ka fituar çmimin “Goal50”, duke u zgjedhur lojtari më i mirë për sezonin 2017/18.

33-vjeçari i Real Madridit la prapa Cristiano Ronaldon, Mohamed Salahun, Kylian Mbappen dhe Lionel Messin.

“Jam shumë i lumtur dhe është një nder për mua të fitoj këtë çmim”, tha kroati, i cili fitoi edicionin e njëmbëdhjetë të votuar nga 500 gazetarë të këtij mediumi.

Ronaldo i vlerësua si i dyti më i mirë, Salah (3), Mbappe (4) dhe befasia ishte Messi, që zuri vetëm vendin e (5).

Top 10-shja më e mirë për vitin 2018 kompletohet me De Bruyne (6), Raphael Varane (7), Harry Kane (8), Antoine Griezmann (9) dhe Marcelo (10). /Insporti.com/

Image 
Image 
Image 
Image