'Brexit' mund ta limitojë numrin e të huajve në Premierligë!

Sport November 13, 2018 - 15:48

Klubet e Premierligës mund të obligohen që së paku gjysma e ekipit të tyre të parë të përbëhet nga lojtarët vendorë.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Times”, përcjell Zeri.info.

Propozimi i ri mund t’i shohë klubet duke e reduktuar numrin e lojtarëve të huaj në skuadrat e tyre në 12 sosh.

Aktualisht limiti është 17 lojtarë të huaj, por dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund ta prekë edhe njërën prej ligave më të forta në botë. /Zëri/