Van Gaal, një trajner i çmendur

Sport November 13, 2018 - 15:45

Ish-futbollisti Martin Demichelis thotë se trajneri i njohur holandez, Louis Van Gaal, është tërësisht i çmenduar. Argjentinasi thotë se holandezi është një strateg i madh, por që puna me të është mjaft e vështirë

Ish-futbollisti argjentinas Martin Demichelis ka shpalosur disa histori mjaft interesante të ish-trajnerit të tij, Louis Van Gaal, shkruan sot gazeta Zëri.

Demichelis, që kishte punuar me Van Gaalin gjatë periudhës 2009-2011 te Bayern Munichu, thotë se holandezi shpeshherë e tepron, duke shtuar gjithashtu se ai është një njeri me cilin vështirë punohet.

67-vjeçari kishte qenë pjesë e gjigandit bavarez në periudhën 2009-2011, duke drejtuar klubin drejt triumfit të dyfishtë në Gjermani dhe duke e çuar në një finale të Ligës së Kampionëve në vitin e tij të parë.

Demichelis ishte pjesë e kësaj skuadre dhe e kujton me dashuri atë edicion, duke e përshkruar Van Gaalin si një trajner të madh.

Sidoqoftë, ai gjithashtu e pranon se ishte vështirë që të shiheshin sy më sy me të në disa raste.

“Nëse ju them për një trajner të madh, por që është tërësisht i çmendur, është Van Gaal. Ai e tepron shumë ndonjëherë”, është shprehur Demichelis.

“Në një ndeshje ne po fitonim 3:0 në pjesën e parë dhe ai erdhi në dhomat e zhveshjes duke e gjuajtur derën, çantën dhe duke bërtitur sikur gjithçka kishte qenë një katastrofë. Si kapiten unë duhej ta qetësoja. ‘Mjaft na fyeve, ki pak respekt’. Unë luajta keq në pjesën e dytë dhe ditën tjetër ai më tha që isha paraqitur keq, sepse e kisha destabilizuar emocionalisht vetveten”, tha ish-lojtari i Manchester Cityt.

Demichelis luajti për Manchester Cityn në periudhën 2013-2016, duke fituar një Premierligë, ndërsa pati edhe 51 paraqitje me Argjentinën gjatë karrierës së tij.

37-vjeçari ka një përvojë të madhe në klube të ndryshe të nivelit evropian, por ishte sfiduar më së shumti te Bayerni gjatë kohës së Van Gaalit, derisa e zbuloi edhe një tjetër incident befasues me trajnerin kontrovers.

“Nëse mungoni tri javë për shkak të një tërheqjeje muskulore, ju nevojiten edhe tri javë të tjera në stërvitje për të qenë në gjendje të luani përsëri. Kështu mendonte ai. Unë kisha një operacion në nyje. Unë u riktheva te Argjentina, por Van Gaal nuk luante me mua. Një ditë, në një ndeshje mes titullarëve kundër zëvendësuesve e me të si gjyqtar, portieri më dha topin dhe unë e gjuajta drejt tij, duke e qëlluar në fytyrë. Nuk ia arrita për pak centimetra. Kishte një heshtje të madhe dhe ai tha ‘kërkoj nga të gjithë ju që të mos ia jepni topin Demichelisit’. Më vonë ne bëmë debat në dhomat e zhveshjes”, tha ai. /Zëri/