Zabaleta e merr vendimin më të vështirë!

Sport November 13, 2018 - 15:24
Detajet

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta, i cili momentalisht është pjesë e West Ham Unitedit, është i gatshëm t’i vendos këpucët në gozhdë.

Kështu së paku shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, përcjell Zeri.info.

Ish-përfaqësuesi argjentinas po e mendon pensionimin në fund të sezonit 2018/19.

Mbrojtësi i djathtë 33 vjeçar i kaloi vitet më të mira dhe më të suksesshme në fanellën e Cityt, ndërsa ai duket se po i shijon ndeshjet e fundit si futbollist. /Zëri/