Këto ishin rezultatet e natës në NBA!

Sport November 13, 2018 - 14:52

Clippers po vazhdojnë të impresionojnë, shkruan Zeri.info.

Skuadra nga Los Angeles ia doli ta mposht Golden Staten me rezultat 121:116 në një ndeshje mjaft interesante.

Warrios luajtën pa Steph Carryn dhe mungesa e yllit të tyre u ndie në këtë ndeshje.

Ndërkohë, Sacramento e mbylli serinë negative prej 14 ndeshjesh duke e mposhtur San Antonion falë paraqitjes së shkëlqyeshme të dyshes De’ Aaron Fox e Bogdanovic.

Pelicans ndërkohë fituan në Toronto falë një paraqitjeje ofanzivë bravuroze: Moore realizoi 30 pikë, Davis 25 pikë e 20 kërcime dhe Holiday 29 pikë e 14 asistime.

Ndërkohë, Joel Embiid luajti në versionin MVP duke shënuar 35 pikë dhe 18 kërcime në fitoren e Sixers ndaj Heat.

Rezultatet: Golden State – LA Clippers 116:112, Sacramento – San Antonio 104-99, Toronto – New Orleans 110-126, Minnesota – Brooklyn 120-113, Miami – Philadelphia 114-124, Memphis – Utah 88-96, Oklahoma – Phoenix 118-101, Chicago – Dallas 98-103 e Washington – Orlando 109-117. /Zëri/