Duraku: Prishtina ka fituar vetëbesim, ka vazhdimësi të rezultateve të mira

Sport November 12, 2018 - 19:51
Detajet

Trajneri Fahredin Duraku e ka përshëndetur ecurinë e FC Prishtinës, e cila i ka regjistruar tetë fitore radhazi në Superligë, shkruan Zeri.info.

“Prishtina ka fituar vetëbesim, ka vazhdimësi. Ka rezultate, por nuk e ka ende atë lojën e bukur. Me kohë mund t’i arrijë të dyja”, ka thënë trajneri mitrovicas në emisionin “90Plus” në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Ndërkohë, ai ka thënë se edhe Feronikeli po tregohet i fuqishëm këtë edicion, ndërsa për Trepçën ’89 thotë se nuk është duke shkuar në rrugën e duhur, siç ishte vite më parë. /Zëri/