Veliu thumbon FFK-në: Në Federatë janë të uzurpuara pozitat, i lënë jashtë profesionistët!

Sport November 12, 2018 - 19:37

Trajneri i futbollit, Fetah Veliu ka qenë i ftuar në emisionin “90 Plus” në Radio Prishtina dhe Zëri TV, ku e ka thumbuar Federatën e Futbollit të Kosovës, për të cilën thotë se i ka “trembur” njerëzit profesionistë dhe se janë uzurpuar pozitat.

“Në FFK janë të uzurpuara pozicionet. E kemi një kuadër që nuk ka ndoshta në rajon. Ekspertiza ekziston, ka pasuri brenda Kosovës, por programet tona nuk lejohen të futen në Federatë, por pozicionet janë të uzurpuar. Nuk ka mundësi që ata që e thonë realitetin dhe që kanë vlera të jenë brenda Federatës. Kemi ekspertë brenda. Ekspertët injorohen nga eksponentë drejtues të Federatës. Nuk kemi njerëz të etikës sportive, humane dhe profesionale”, theksoi Veliu, i cili shtoi se në Kosovë injorohen trajnerët. /Zëri/